spot_img
HomeBallkanIntervenimi i NATO-s ndaj Serbisë ishte i domosdoshëm

Intervenimi i NATO-s ndaj Serbisë ishte i domosdoshëm

Sa prej jush e mendojnë përse NATO bombardoi Serbinë në vitin 1999?

Ose, thënë më mirë, mendojeni çka do të kishte ndodhur nëse NATO nuk do të intervenonte ndaj Serbisë për të ndalur luftën e tmerrshme në Kosovë?

Sot, nuk do të isha as unë duke ju thënë këto.

Të gjitha diplomatike përpjekjet dështuan, sepse Sllobodan Millosheviqi dhe Serbia kishte tjera plane. Ai synonte të zhdukte popullin e Kosovës dhe ta bëjë këtë fakt të kryer.

Për gati 10 vjet, populli i Kosovës po përjetonte apartheidin. Populli i Kosovës ishte i vendosur për liri.

Lufta, që do të vinte më pas, nuk ishte zgjedhje e popullit të Kosovës. Burra dhe gra të Kosovës formuan Ushtrinë Çlirimtare tëKosovës (UÇK).

Bota demokratike nuk mund vetëm të shikonte se si një lider i Serbisë kishte vendosur të luftojë kundër të gjithëve. Slobodan Milosevic mori epitetin e Kasapit të Ballkanit.

Thjeshtë dhe qartë, ndërhyrja e NATO-s ishte më shumë se e domosdoshmëri. Ishte shpëtim.

 

#security #kosovo #kosova #nato #intervention #stop #serbia #1999 #balkans #kfor #burimramadani

spot_img

latest articles

explore more