Aleanca do të triumfojë!
https://youtube.com/shorts/y1BXVJMmUoI?si=tIQiIwNc37kF0mbJ
Me zemrën plotë mirënjohje ju falemnderit juve mbi 20 mijë qytetarë që më besuat me votë.
Ju falemnderit çdo aktivisti, mbështetësi dhe strukture të Aleancës për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që bëmë së bashku.
Falë jush e kam për nder e përgjegjësi të jem deputet i Kuvendit të Kosovës.
Do të jem super-aktiv në përfaqësimin tuaj dhe plotësisht në shërbim të sigurisë sonë kombëtare.
Unë nuk ndalem, nuk frikësohem, as nuk përtoj.
Besimin tuaj e kam kthyer menjëherë në punë.
Siç e dini, që nga 8 qershori (një ditë pas zgjedhjeve) kam filluar vizitat falënderuese dhe diskutimin me ju për atë se çka prisni nga ne në Parlament.
Do të jem me ju në çdo pjesë të Kosovës, gjatë gjithë mandatit të deputetit.
Ju falemnderit nga zemra për besimin.
Me energji të mirë, arritëm që Aleanca të jetë e suksesshme.
Në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që mbahen, Aleanca do të triumfojë!
7-shi juaj Aleancë.
#Aleanca #BurimRamadani



